Grabitet një bankë në Prishtinë

15:33 | 05 Shkurt 2019

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj para pak minutave është plaçkitur një ndër filialet e ‘Teb Bankës’.

Gazeta Express raporton se plaçkitja ka ndodhur gjatë kohës kur në bankë po futeshin para me thasë nga jashtë.

Plaçkitja ka ndodhur përkundër se paratë në bankë silleshin me kombi nga pjesëtarët e sigurimit të bankës.

Rastin e ka konfirmuar për Express edhe Policia e Kosovës.

Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 15:00. Plaçkitësit kanë arritur të largohen menjëherë nga nga vendi i ngjarjes.

Filiali i bankës e cila është plaçkitur është e “Teb Banka”.

Komento: