Grabitet një grua në Prishtinë nën kërcënimin e armës

10:26 | 09 Korrik 2025
Grabitet një grua në Prishtinë nën kërcënimin e armës

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, rreth orës 10:30, ku një grua ka raportuar se është ndalur nga një veturë dhe është kërcënuar me armë nga persona të panjohur.

Sipas policisë, grabitësit kanë arritur t’i marrin një shumë të hollash, telefonin dhe një kartelë bankare, përpara se të iknin në një drejtim të panjohur.

” Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë. 

Komento: