Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Mbrëmë rreth orës 22:46 ka ndodhur një grabitje në një market në Prishtinë.
Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në një market, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënim me mjet nga arka i ka grabitur një shumë parash është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk është raportuar për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.