Grabitje në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë.
Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në parkingun e një qendre tregtare në zonën industriale Prishtinë – Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka thënë se menjëherë ka dal në lokacion dhe sipas informatave preliminare dyshohet se dy persona të maskuar nën kërcënim të armëve të shkurtra kanë grabitur punëtorët e sigurimit të qendrës tregtare që në atë momente ishin në parking duke bërë transportimin e parave.
Sipas policisë, me veturën Mitsubishi Pajero, ngjyrë të gjelbër e pa targa, të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Dy burra kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e lehta që dyshohet se i kanë marrë si pasojë e goditjeve gjatë grabitjes, ndërsa gjenda e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës në një përgjigje për Koha.net ka thënë se është në proces të kryerjes së procedurave hetimore lidhur me rrethanat tjera që e karakterizojnë rastin dhe marrjen e informacioneve tjera relevante qe mund të kontribuojnë në identifikimin e kryerësve të këtij rasti.