
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen që ka ndodhur në bankën BTK në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo, ka thënë se njëri prej personave të dyshuar është arrestuar, kurse tjetri gjendet në arrati.
“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti./Front Online