Grabitja në Podujevë, policia jep detaje si ndodhi ngjarja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Grabitja në Podujevë, policia jep detaje si ndodhi ngjarja

14:04 | 05 Janar 2019

Nën kërcënimin e armës disa persona kanë grabitur një sasi të hollash dhe disa pako cigare në pompën e derivateve “Apollonia” në rrugën “ish-Brigada” në dalje të qytetit të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar Bekim Bislimi nga stacioni policor i qytetit të Podujevës.

Ai thotë se grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur, dhe se Policia menjëherë pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ndërkohë është mobilizuar pas grabitjeve të armatosura të cilat janë bërë të shpeshta.

Komento: