Grabitja në Suhareke, arrestohet i dyshuari që ishte në arrati nga nëntori

23:13 | 01 Korrik 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të vitit të kaluar në në argjendari në Suharekë,.

Ai ndodhej në arrati nga nëntori i vitit të kaluar.

“Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024  gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë. I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore”, thuhet në njoftim.

Komento: