Grabitje e armatosur në një bankë në Prishtinë

15:53 | 12 Janar 2021

Grabitje e armatosur në filailin e një banke në kryeqytet.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në filialin e një banke në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, janë ngritur dyshimet se një person, i cili dyshohet se kishte edhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka deklaruar Borovci.

Komento: