Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Kaçanik

09:08 | 21 Dhjetor 2023
grabitje-e-armatosur-ne-nje-pompe-te-derivateve-ne-kacanik

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në rrugën “Agim Bajrami”, në Kaçanik.

Dy punëtorë të një pompe të derivateve kanë lajmëruar policinë se persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur atyre një shumë të parave.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Agim Bajrami, Kaçanik 20.12.2023 – 01:25. Dy ankues meshkuj kosovarë, kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, nga persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shume të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Komento: