Grabitje e armatosur në Prishtinë, tmerrohet punëtorja

10:03 | 03 Tetor 2021

Dje në një market në Prishtinë ka ndodhur grabitje e armatosur. Punëtorja e marketit, ka raportuar në polici se përderisa ishte duke punuar në arkë, dy të dyshuar kishin grabitur para, njëri prej tyre nën kërcënimin e armës.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE /Prishtinë 02.10.2021 – 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë në vendin e punës duke punuar në arkë në market, kishin hyrë dy persona të dyshuar, njëri prej tyre nën kërcenim të armës nga arka kishte grabitur para. Lidhur me rastin pas reagimit të shpejtë dhe profesional të hetuesve policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Komento: