Grabitje e rëndë në Prishtinë: Qytetarit i vidhet çanta me mijëra euro, policia heton rastin

10:56 | 09 Janar 2026
Grabitje e rëndë në Prishtinë: Qytetarit i vidhet çanta me mijëra euro, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur në Prishtinë,  ku një personi i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën, sipas viktimës, ka pasur 3 mijë euro, 180 dollarë dhe disa kartela telefonike.

Në raportin e PK’së shtohet edhe se, rasti është duke u hetuar,

‘’GRABITJE

Prishtinë / 08.01.2026 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga vetura me forcë i kanë grabitur çantën e krahut. Sipas ankuesit, në çantë kishte 3000€, 180 dollar dhe disa kartela telefonike. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.”, thuhet në raport.

Komento: