
Mëngjesin e së enjtes është raportuar se në Graçanicë një burrë, nën ndikimin e alkoolit, ka shqetësuar dhe ka larguar nënën e tij nga shtëpia.
Sipas Policisë së Kosovës përmes raportit 24-orësh, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Graçanicë 14.05.2026-07:00. Raportohet se një mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit e ka shqetësuar dhe e ka larguar nga shtëpia nënën e tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë PK