Grafit në Beograd me emrat e shteteve që ‘çnjohën Kosovën’

09:56 | 24 May 2019

Emrat e vendeve që “çnjohën Kosovën”, grafit në Beograd.

Në kryeqytetin e Serbisë tash e disa ditë është vendosur në grafit me emrat e vendeve të cilat, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, tashmë e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net .

Në grafitin, që e kanë publikuar medie të Serbisë, është i shënuar edhe numri i banorëve të botës që ende nuk e kanë njohur Kosovën i cili, sipas tij, kalon shifrën mbi 5 miliardë.

Në grafit në cirilikë emri i Kosovës është i shkruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

Shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq para dy ditësh kishte qëndruar në Somali për të kërkuar nga ky vend tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Me t’u kthyer në Beograd, Daçiqi tha se është detyrë e tij që asnjë shtet më të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

qe më shumë se një vit nuk e ka njohur asnjë shtet.

Komento: