Grafitët në kryeqytet për Albin Kurtin – Fitore Pacolli akuzon Blerim Isufajn

16:56 | 29 Gusht 2025
Grafitët në kryeqytet për Albin Kurtin – Fitore Pacolli akuzon Blerim Isufajn

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka akuzuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, për disa grafitë që u shfaqën në Prishtinë e në të cilët kërkohej që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkonte në Prokurorinë Speciale.

“Albin dorëzohu në Prokurori”, u shfaqën në disa pjesë të kryeqytetit.

Pacolli tha se ‘themeloi një OJQ’ përmes së cilës shkroi këto parulla.

“Breaking News: Blerim Isufaj themelon një OJQ e cila lansohet publikisht me parullën e parë të zezë në Prishtinë: “Albin dorzohu në prokurori””, ka shkruar ajo.

Kurti ende nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore përkundër që është i urdhëruar nga gjykata që të paraqitet atje./Express/

Grafite “Albin dorëzohu në prokurori” në kënde të ndryshme të kryeqytetit

Komento: