Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025.
Përmes një postimi në Facebook, Graninca ka njoftuar se buxheti 3.6 miliardësh i vitit 2025, përfshin asfaltimin e plotë të rrugës Babush i Ri-Cërnillë-Mirash, e zvarritur për vite me radhë, e që sipas saj, po bëhet falë Qeverisë Kurti.
Postimi i plotë:
Buxheti 3.6 miliardësh i vitit 2025 që e miratuam në Kuvend, e përfshin investimin e asfaltimit të plotë të rrugës Babush i Ri-Cërnillë-Mirash, e zvarritur për vite me radhë e që po bëhet falë Qeverisë Kurti.
Urime të gjithëve ❤️ /Gazeta 10/