Deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca ka njoftuar se do të bëhet zgjerimi i rrugës në hyrjes e Ferizajt.
Ajo këtë njoftim e bëri përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se zgjerimi i rrugës do të bëhet me katër korsi, nga hyrja dhe dalja e autostradës në fshatin Bibaj, në drejtim të hyrjes në qytetin e Ferizajt.
Ky projekt sipas deputetes do të kushtojë 14, 6 milionë euro dhe do të financohet nga BERZH, raporton Gazeta10.
Postimi i plotë:
Pas zgjidhjes së problemeve me operatorin që ishin lënë barrë nga qeverisjet e kaluara, tashmë po nisin punimet për realizimin e projektit për zgjerimin e rrugës që do të bëhet me 4 korsi nga hyrja/dalja e autostradës në fshatin Bibaj në drejtim të hyrjes në qytet të Ferizajt.
Ky projekt i rëndësishëm do të kushtojë 16,4 milionë euro dhe financohet nga BERZh, nga i cili të gjithë qytetarët tanë do të përfitojnë duke pasur infrastrukturë moderne e cilësore që do të ndihmojë në qarkullim më të shpejtë e më të sigurt në atë segment të ngarkuar për shfrytëzim të autoudhës si dhe me fshatrat Fshat i Vjetër, Sojevë, Dardani e Zllatar.
Urime të gjithë banorëve të Ferizajt kjo trase që pritet të përfundojë në kohë optimale brenda një viti./Gazeta10