Pamje kur Granit Xhaka arrin në Beograd.
Futbollisti Granit Xhaka ashtu si i ka hije, një trim dhe kapiten i vërtetë, ka zbarkuar mbrëmë në Beograd, nga aty ka vazhduar për në Novi Sad.
Kombëtarja e Zvicrës sot në orën 18.00 do të takohet me Bjellorusinë, në takimin e parë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Siç shihet edhe në foto, sigurimi është i hatashëm për kombëtaren e Zvicrës përkatësisht Xhakën.
Në prapavijë shihet edhe vetura e policisë serbe.
Zvicra është në grupin I me Kosovën, Bjellorusinë, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.