Granit Xhaka flet pas barazimit me Kosovën: I lumtur që u kualifikuam

11:50 | 19 Nëntor 2023

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është deklaruar pas ndeshjes me Kosovën, ku para mediave tha se është e rëndësishme është që janë kualifikuar në Euro 2024, teksa u shpreh i lumtur për këtë kualifikim.

Xhaka vlerësoi se nuk ishte punë e mirë goli i pranuar nga Kosova, duke shtuar se nuk kanë përfituar nga rastet e tyre edhe në ndeshjen ndaj Izraelit, kështu duke i lënë hapësirë kundërshtarit të shënojë në të gjitha rastet.

“Jemi të lumtur. Nuk ishte e garantuar se do të kualifikoheshim për herën e gjashtë. Natyrisht, nuk është mirë që kemi pranuar një gol tjetër”, ka thënë fillimisht Xhaka.

“Nuk i kemi shfrytëzuar rastet tona në ndeshjen me Izraelin. Momentalisht po duket se kundërshtarët shënojnë nga secili rast që krijojnë. Ne luajmë futboll të mirë dhe krijojmë shumë raste, por nuk fitojmë”.

“Jemi të pamposhtur, por disi ende ka probleme. Sonte nuk dua të flas për trajnerin. Unë luaj ku më vendos ai. Kjo është e tëra”, u shpreh kapiteni i Zvicrës pas ndeshjes.

“Dardanët” barazuan me rezultat 1-1 ndaj Zvicrës në ndeshjen e luajtur në “St Jakobs-Park” në Bazel.

Të parët kaluan në avantazh zviceranët me golin e Ruben Vargas por më pas Kosova e gjeti golin e barazimit me futbollistin e Llapit, Muhamet Hyseni.

Komento: