Granit Xhaka flet pas humbjes nga Brazili, jep disa detaje

20:47 | 28 November 2022

Xhaka flet pas humbjes nga Brazili, thotë se Zvicra në përgjithësi bëri paraqitje të mirë.

Zvicra pësoi humbje sot nga Brazili, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “974” përfundoi me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.

Granit Xhaka pas ndeshjes tha se Zvicra bëri paraqitje të mirë, duke marrë parasysh kundërshtarin, që e cilësoi me kualitete të mëdha.

“Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë. Brazili ka kualitete të mëdha”, tha ai pas ndeshjes.

“Në defanziv kemi luajtur mirë në shumicën e kohës. Brazili nuk kishte raste të pastra për të shënuara. Nuk mundëm të bëjmë më shumë te goli i pranuar”, shtoi kapiteni i “Helvetikëve”.

“Për mendimin tim, ne kemi përmirësuar paraqitjen në krahasim me ndeshjen ndaj Kamerunit”, deklaroi Xhaka.

Kujtojmë se Zvicra më 2 dhjetor do të takohet me Serbinë. Kjo do të jetë ndeshje e vlefshme për raundin e tretë dhe të fundit në grup.

Komento: