
Granit Xhaka heq dorë edhe nga bonuset, me kusht që të kalojë te Roma.
Roma ofron 15 milionë euro, ndërsa londinezët kërkojnë 20 milionë. Nëse arrihet zgjidhja e ngërçit financiar, mesfushori shqiptar do të nënshkruaj kontratë 4-vjeçare te Roma do të fitonte 2.5 milionë euro në vit
Kalimi i Granit Xhakës te Roma gati-gati po merr trajtën e një thrilleri. “Euro 2020” dhe thuajse asgjë nuk ka lëvizur. “Topçinjtë” dhe “verdhekuqtë” secili në llogoret e tij. Romanët ofrojnë 15 milionë euro, ndërsa londinezët kërkojnë 20 milionë.
Në qendër është mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili nga dëshira për t’u larguar nga Arsenali për të kaluar te Roma, thuhet se ka hequr dorë edhe nga bonuset, vetëm e vetëm që t’i bashkohet skuadrës italiane dhe të largohet nga ishulli.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan, se 28-vjeçari ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga Roma, teksa tani ka mbetur të arrihet një marrëveshje edhe mes klubeve. Nëse arrihet zgjidhja e ngërçit financiar edhe një marrëveshje mes klubeve, atëherë Xhaka do të nënshkruaj kontratë 4-vjeçare te Roma do të fitonte 2.5 milionë euro në vit.