Granit Xhaka: Jemi gati ta shkruajmë historinë

20:32 | 23 November 2022

Granit Xhaka ka thënë se janë gati ta shkruajmë historinë.

Nesër me fillim nga ora 11:00 Zvicra do ta luajë ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Kombëtarja helvetike përball do ta ketë Kamerunin.

E një ditë para ndeshjes ka folur kapiteni Granit Xhaka.

Ai në një konferencë për media tha se janë gati ta shkruajnë historinë.

“Jemi gati ta shkruajmë historinë. Jemi të përgatitur dhe besoj se kemi pasur kohë të mjaftueshme, por është më e lehtë të flasim sesa të bëjmë. Ne që nga fillimi nesër dhe të dominojmë ”, tha Xhaka.

30-vjeçari theksoi se kjo përbërje s’është ajo më e mira që ka Zvicra, shkruajnë mediat zvicerane përcjell Klankosova.tv

“Nuk do të thoja se ky është ekipi më i mirë që kemi. Ne jemi gati të bëjmë histori. Jemi të qetë, duam të fillojmë mirë dhe shpresojmë me tre pikë”- theksoi kapiteni zviceran në konferencën për media përcjell Klankosova.tv

Kapiteni i Zvicrës tha se nuk duhet të nënvlerësohet asnjë kundërshtar.

Komento: