Granit Xhaka kërkon fajle pas gabimit trashanik

18:15 | 06 Mars 2021

Granit Xhaka ka bërë një gabim trashanik në barazimin e klubit të tij, Arsenal 1 me 1 ndaj Burnleyt.

Xhaka bëri gabim trashanik në zonën e 16-metërshit duke ia falur një gol ekipit vendas.

Përmes rrjeteve sociale, Xhaka ka reaguar duke i kërkuar falje të gjithë tifozëve ‘Topçinjtë’.

“Unë i mbaj duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani ndihem aq keq sa të gjithë ju”, ka shkruar Xhaka

Kujtojmë që ky ishte gabimi i tetë i lojtarit kosovar që nga viti 2016/17.

Komento: