Granit Xhaka me deklaratë të papritur pas ndeshjes mes Uellsit dhe Zvicrës

17:57 | 12 Qershor 2021

Flet Granit Xhaka: Nuk ishte rezultati që donim.

Barazimi i Zvicrës 1-1 me Uellsin në ndeshje e parë të Euro 2020 duke se nuk i kaplotësuar pritjet e kapitenit Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar ishte ndër më të mirët në fushë, por në fund të ndeshjes nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin.

Ai ka reaguar menjëherë pas ndeshjes përmes një statusi në profilin e tij “Facebook” ku ka thënë se “nuk është i kënaqur me rezultatin por se do të japim gjithçka për ta kaluar fazën e grupeve.”.

“Gjithmonë një nder për të udhëhequr Zvicrën, veçanërisht në një turne të madh si ky. Nuk është rezultati që donim por do të japim gjithçka për të arritur në fazën tjetër.”, ka shkruar Xhaka.

Komento: