Arsenali është duke fituar 2-0 ndaj Wolvesit në xhiron e fundit të Ligës Premier.
Të dy golat i ka shënuar mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.
Goli i parë u shënua në minutën e 11-të, kur Granit u asistua prej Gabriel Jesus.
E dyta për të erdhi pas vetëm katër minutash, me Xhakën që dyfishoi epërsinë për Gunners.
Me këto dy gola, Xhaka ka shtatë gola dhe shtatë asistime.