Granit Xhaka me dy gola të shpejtë për Arsenalin

18:05 | 28 Maj 2023

Arsenali është duke fituar 2-0 ndaj Wolvesit në xhiron e fundit të Ligës Premier.

Të dy golat i ka shënuar mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.

Goli i parë u shënua në minutën e 11-të, kur Granit u asistua prej Gabriel Jesus.

E dyta për të erdhi pas vetëm katër minutash, me Xhakën që dyfishoi epërsinë për Gunners.

Me këto dy gola, Xhaka ka shtatë gola dhe shtatë asistime.

Komento: