Arsenali në mesjavë u mposhtë 3-0 nga Manchester City në një ndeshje ku Granit Xhaka u lëndua pas vetëm 5 minutave lojë.
Tashmë është konfirmuar se mesfushori me origjinë nga Kosova do të mungojë për rreth 20 ditë, që i bie se ai do t’i humb 4 ndeshjet e ardhshme të Arsenalit.
Xhaka pritet të mungojë në sfidat kundër Brightonit, Southamptonit, Sheffield Unitedit dhe Norwichit.
27 vjeçari pritet të rikthehet në aksion në sfidën kundër Wolves.