Granit Xhaka merr vendim për të ardhmen e tij!

11:34 | 24 Nëntor 2020

Granit Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, s’ka dëshirë që të largohet nga Arsenali dhe do të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Interi, raporton “Calciomercato”.

Reprezentuesi i Zvicrës është përfolur se në janar mund të kalojë në Itali, si pjesë e një shkëmbimi me Christian Eriksenin, por sipas raportimeve të fundit lojtari ka refuzuar një ide të tillë.

28-vjeçari vitin e shkuar pati telashe me tifozët e Arsenalit dhe ishte afër largimit, por ardhja e trajnerit Mikel Arteta e bindi të qëndronte në Londër.

Megjithatë, ai humbi shiritin e kapitenit.

Komento: