Granit Xhaka nderohet nga Arsenali

12:37 | 12 Nëntor 2022

Granit Xhaka nderohet nga Arsenali, pasi regjistroi 200 paraqitje në Premierligë.

Granit Xhaka u bë vetëm lojtari i 17-të i Arsenalit që arriti shifrën e 200 paraqitjeve me Arsenalin në Premierligë në fund të tetorit.

Mesfushori nga Kosova paraqitjen e tij të 200-të në elitën e futbollit anglez e regjistroi më 30 tetor, në fitoren 5:0 kundër Nottingham Forestit.

Për këtë Xhaka është nderuar me një dhuratë së fundmi nga klubi, të cilën e pranoi nga drejtori, Edu, gjatë seancës stërvitore.

Kujtojmë se 30-vjeçari u paraqit pastaj edhe në fitoren 0:1 në udhëtim kundër Chelseat, teksa sonte pritet të regjistrojë paraqitjen e tij të 202-të, në ndeshjen që Arsenali do ta zhvillojë kundër Wolvesit.

Xhaka kishte debutuar me londinezët më 14 gusht 2016.

Reprezentuesi i Zvicrës ka regjistruar 269 paraqitje deri më tani në të gjitha garat, ka shënuar 18 gola dhe shtuar 25 asistime.

Komento: