
Pas kthimit nga Kombëtarja, Granit Xhaka kalon kohë të çmuar me vajzën.
Përveç bashkëshortes, Granit Xhakën tashmë e pret edhe një tjetër person kur kthehet nga udhëtimet.
Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Leonita ka pak kohë që u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi net.
Çifti nuk i kursejnë aspak fotografitë e vogëlushes Ayana, për të cilën kujdesen në maksimum.
Së fundi, Leonita ia publikoi Granitit një foto me vajzën në krah, të cilës po i dhuronte puthje pas kthimit nga kombëtarja zvicerane.
“Babai është kthyer nga ekipi Kombëtar”, ka shkruar Leonita, ndërsa të njëjtën foto e publikoi edhe Graniti.

