Granit Xhaka përshëndetet me tifozët e Arsenalit

11:15 | 28 Maj 2023

Xhaka përshëndetet me tifozët e Arsenalit.

Granit Xhaka duket se ka përshëndetur fansat e Arsenalit, me një postim në Instagram.

Xhaka, në fotografinë e postuar ka falënderuar tifozët, duke bashkëngjitur edhe katër trofetë që ka fituar me këtë klub.

Ai gjatë kësaj kohe ka fituar dy herë FA Cup dhe dy herë Community Shield.

Xhaka pritet të transferohet në Gjermani te Bayer Leverkuseni, për rreth 15 milionë euro.

Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane do ta luaj ndeshjen e fundit me Arsenalin sot ndaj Wolverhampton Wanderers, duke filluar nga ora 17:30.

Komento: