Xhaka rikthehet në stërvitje me ekipin pas lëndimit ndaj Man Cityt.
Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje me ekipin e Arsenalit pas një lëndimi të pësuar ndaj Manchester Cityt.
Ndeshja e parë e rikthimit të futbollit në Ligën Premier ishte e pafat për yllin shqiptar, Granit Xhaka.
Ai pësoi dëmtim pesë minutave lojë dhe u detyrua ta lëshoj fushën me barelë.
Lëndimi i tij u duk në pamje të parë se do ta lë jashtë fushave për një kohë të gjatë, por jo nuk ndodhi.
Xhaka gjatë lëndimit ndaj Cityt (Foto: Dave Thompson/ Pool via Getty Images/Guliver)
Pas vetëm një jave, Xhaka është rikthyer në stërvitje me Arsenalit dhe është gati për ndeshjet e radhës.
“I lumtur që jam përsëri në fushë me ekipin. Ndjehem mirë që jam kthyer!”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, Arsenali luan nesër (e enjte) në udhëtim te Southamptoni, por nuk dihet nëse Xhaka do të luaj përsëri ose do të pres për ndeshjen e radhës.