Granit Xhaka ka treguar skuadrën të cilën e ka refuzuar.
Granit Xhaka ka refuzuar një kalim në Bundesligë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, në fillim të këtij viti kishte qetësuar raportet me tifozët e Arsenal, të cilët e kishin fishkëllyer dhe kritikuar për paraqitjet e tij.
Atë situatë, ka dashur të shfrytëzojë Hertha Berlin, duke i ofruar mundësinë e rikthimit në Bundesligë, kur skuadra drejtohej nga Jurgen Klinsman.
Lajmi atëkohë ishte raportuar nga gazeta gjermane ‘Bild’, e cila e konsideronte punë të kryer këtë transferim.
Por, Xhaka pati vendosur të vazhdojë me Arsenalin, ku mori edhe besimin e Mikel Artetas.
“Kisha një ofertë nga Hertha Berlin, por unë zgjodha të qëndroj në Londër”, ka deklaruar Xhaka.