
Gjatë ditëve të karantinës, nominimet e formave të ndryshme, si postimi i fotografive të vjetra, realizimi i ndonjë aktiviteti sportiv etj, janë bërë “trend”
Por, aktori i njohur, Granit Uka ka dhënë një ide ndryshe për nominime, ide kjo që nuk ka të bëjë vetëm me argëtim, shkruan ORAinfo.
Ai dha idenë që këto nominime t’i kthejnë në diҫka që do të ishte në të mirë të dikujt.
Graniti propozoi që secili të ndaj pak nga kursimet gjatë gjithë karantinës, në mënyrë kur të dalim nga karantina, nevojtarët të përfitojnë nga këto kursime.
Ai nominoi të gjitha ata që po do e shikojnë videon, por si rregull nominimi ceki pesë emra: Hoxhë Shefqet Krasniqin, Kreun e PDK-së, Kadri Veselin, Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe dy aktorët e njohur, Dardan Gashin e Agan Asllanin./ORAinfo/
Më poshtë mund të shihni të plotë videon e Granitit:
