Gratë e kthyera nga Siria, çka do të ndodh në ora 16:00 ?

15:33 | 23 April 2019

32 gra janë në mesin e 110 kosovarëve që janë kthyer të premten e kaluar nga Siria.

Ndaj këtyre grave që janë kthyer nga Siria ka rifilluar hetimi ndaj tyre.

Këtë e ka konfirmuar për lajmin, prokurori Special, Sylë Hoxha.

Hoxha po ashtu ka bërë të ditur se sot me fillim prej orës 16:00 do të mbahet seanca e parë për 10 gratë.

“Sipas të gjitha gjasave për 10 gra që janë kthyer prej Sirisë do të mbahet seancë rreth orës 16:00 në Gjykatë Themelore. Këto janë informacionet e para që i kam”, ka deklaruar Hoxha për lajm.

Ndryshe autoritetet e Kosovës në orët e vona të së premtes kanë kthyer në Kosovë 110 kosovarë nga zonat e luftës në Siri, përfshirë në mesin e tyre edhe luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, 9 nga të cilët kishin humbur prindërit në luftë.

Të gjitha gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria ishin vendosur në Qendrën e të Huajve në Vranidoll të komunës së Prishtinës.

Po ashtu vlen të theksohet se kthimin e kosovarëve nga Siria e kishte mundësuar ushtria amerikane dhe kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Sean Robertson, i cili ka thënë ushtria amerikane ka mbështetur operacionin e riatdhesimit të kosovarëve.

Komento: