Trafiku Urban i liron sot nga pagesa të gjitha gratë e vajzat.
Trafiku Urban ka njoftuar se sot do të lirojë nga pagesa të gjitha gratë dhe vajzat.
Në postimin e bërë në faqen zyrtare të Trafikut Urban në Facebook, thuhet se kjo po bëhet për nder të “Prishtina rozë”.
“Për nder të “Prishtina Rozë” më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K “Trafiku Urban” SH.A. Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, tetori është muaji i vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.