“Gratë jau q* nëse më nalni”-Para arrestimit të sotëm, reperi Mossi kërcënonte publikisht policinë

20:31 | 05 Shtator 2026

Në lagjen Ulpianë të Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar sot reperin e njohur me emrin artistik “Mossi”, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij u gjet një armë zjarri.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi ai kishte publikuar video në rrjetet sociale, përmes të cilave fyente dhe kërcënonte hapur zyrtarët policorë në rast se do ta ndalonin për kontroll.

“Gratë jau q* nëse me nalni pa arsye”, ishte shprehur ai përmes videos së publikuar.

Komento: