Të gjitha gratë që punësohen në Kosovë do të marrin nga shteti deri në 170 euro.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook” ka bërë me dije se ka nënëshkruar vendimin për operacionalizmin e Masës 1.3.
Ky vendim ka të bëjë me mbështetjen e grave në punësi.
Murati u shpreh se kjo masë parashihet si subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Subvencionimi i pagës 50% për të gjitha gratë që punësohen
Sot kam nënshkruar vendimin për operacionalizmin e Masës 1.3 – për Mbështetjen e Grave në Punësim.
Me këtë masë parashihet subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje.
Kurse pas periudhës 3-mujore, do të subvencionohen sipas Masës 1.2, me 10% të pagës bruto.
Kusht është që të punësuarat e reja të mos figurojnë aktive në periudhën tatimore qershor/2021.
Aplikimi, njësoj sikurse edhe për Masën 1.2, do të bëhet përmes sistemit EDI të ATK-së.