Greg Delawie: Është zhgënjyese që autoritetet serbe ndikuan në bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës

09:06 | 25 Prill 2023

Delawie: Është zhgënjyese që autoritetet serbe ndikuan në bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Isha ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur pranimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’u kujtojë evropianëve të tjerë përfitimet e unitetit dhe do t’i inkurajojë ata që të angazhohen sërish në promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë në të gjithë kontinentin, transmeton Reporteri.

“Nga aderimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përfitojë të dyja palët. Popullsia e Kosovës është më e reja në Evropë dhe me orientim jashtëzakonisht pro-evropian. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’u kujtojë evropianëve të tjerë përfitimet e unitetit dhe do t’i inkurajojë ata që të angazhohen sërish në promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë në të gjithë kontinentin”, tha për Zërin e Amerikës diplomati amerikan në pension, Greg Delawie.

Delawie ka folur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.

Diplomati amerikan ka thënë se është zhgënjyese që autoritetet serbe kanë ndikuar që serbët e Kosovës të bojkotojnë zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.

Komento: