Grenell: Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd.
Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump, Richard Grenell, ka thënë se gjatë kësaj jave është bërë një progres i madh në Prishtinë dhe Beograd.
Këto fjalë emisari amerikan i ka thënë pasi krerët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të implementojnë zotimet e nënshkruara në Washington më 4 shtator.
“Liderët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës krah për krah, teksa zotohen se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump”, ka shkruar Grenell.
Ai thotë se vizita në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave ka qenë tejet e frytshme.
“Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd”, ka përfunduar Grenell.