Grenell demanton mediet serbe për dokumentet për njohje të Kosovës: Nuk është e vërtetë

18:33 | 03 Shtator 2020

Në Shtëpinë e Bardhë po takohen pala kosovare dhe ajo serbe.

I dërguari i Posaçëm i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka demantuar mediet serbe që raportuar se presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i janë vënë mbi tavolinë letra për ta njohur Kosovën.

Blic.rs dhe B92 që raportuan duke aluduar në burimet e tyre diplomatike dhe gjithashtu deklaratat e ministrit serb lidhur me këtë çështje janë quajtur të pavërteta nga Grenell, shkruan lajmi.

Ai ka reaguar shkurtimisht në Twitterin e tij, duke shkruar “Jo e vërtetë”.

Edhe ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq.

Komento: