Agim Rexhepi, përfaqësues i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në një prononcim për Front Online, ku ka komentuar angazhimin e Richard Grenell në çështjet e Ballkanit dhe politikën amerikane.
Rexhepi theksoi se tashmë dihet se Amerika do të jetë e para dhe këtë e ka thënë edhe vetë Presidenti Trump.
“Gjithë e dijmë se Amerika do të jetë e para, e pastaj do të vijnë veprime politike për arenën ndërkombëtare”, duke nënkuptuar rolin udhëheqës të SHBA-së në trajtimin e çështjeve globale.
Ai e cilësoi Grenell si një “personalitet të fuqishëm politik” dhe theksoi se “Grenell do të merret edhe me Ballkan dhe do të jetë i jashtëzakonshëm.”
‘’Grenell është personalitet i fuqishëm politik. Grenell do të merret edhe me Ballkan dhe do të jetë i jashtëzakonshëm’’ tha ai për FrontOnline.
Rexhepi shtoi se institucionet kosovare duhet të angazhojnë lobin shqiptar në SHBA për të pasur ndikim tek presidenti Donald Trump dhe Grenell.
“Duhet të angazhojnë lobin tonë në SHBA që mund të kenë ndikim tek Trump dhe Grenell,” tha ai.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm që Rexhepi përmendi ishte shpresa e tij për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai u shpreh se Grenell edhe mund ta shfuqizoj Gjykatën Speciale.
‘’Unë shumë shpresoj se Grenell do ta mbajë premtimin e tij dhe që do ta shfuqizoj vendimin e Gjykatës Speciale dhe se kjo gjykatë nuk e ka kryer misionin e saj siç duhet dhe Grenell do ta mbajë premtimin’’ tha ai.