Grenell falënderon Vuçiqin për linjën ajrore Kosovë-Serbi

09:50 | 21 Janar 2020

Linja ajrore Kosovë-Serbi, Grenell falënderon Vuçiqin.

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka falënderuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq për përkushtimin dhe miqësinë e tij.

“Faleminderit zoti President. Ne jemi mirënjohës për angazhimin dhe miqësinë tuaj,” shkruan Grenell, duke iu përgjigjur njoftimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në këtë rrjet social rreth marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kreu i shtetit serb në shkrimin që mori përgjigje nga zyrtari i lartë shkruan: “I jemi mirënjohës ambasadorit Richard Grenell dhe këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve Robert Cobrien për rolin e tyre kritik në ndihmën për të krijuar fluturime të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit- Prishtinës”.

“Serbia është e gatshme të ndjekë më shumë nisma të tilla, duke i afruar njerëzit në Ballkan”, transmeton Klan Kosova.

Gjatë së hënës në ambasadën amerikane në Berlin u firmos marrëveshja për rikthimin e linjës mes të dyja vendeve.

Komento: