
Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka falënderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zgjerimin e kapacitetit të vendkalimit kufitar në Merdare.
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter, e ka falënderuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare.
Zgjerimi i kapacitetit të vendkalimit kufitar në Merdare, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, u mirëprit nga Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Grenel shkroi se ky ishte një veprim i madh, duke i shprehur mirënjohje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Është një veprim i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar shkurt Grenell.
