Grenell i fajëson SHBA’të dhe Kurtin për “kaosin” në Kosovë

10:59 | 17 Janar 2023

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump, ka thënë se problemi në rajon është për shkak se SHBA-ja ia ka lënë Evropës që ta zgjidhë çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për më shumë, Grenell ka kritika edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Gjatë një interviste në Radio Televizionin e Serbisë, Grenell ka thënë se “Kurti nuk i bart pasojat për veprimet e tij”.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa Donald Trump ishte në pushtet janë përpjekur që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se është shumë e qartë se me zbatimin e marrëveshjeve ekonomike, ne po përpiqeshim të sillnim zhvillim ekonomik dhe vende pune për të rinjtë, të sillnim kompani dhe investime perëndimore, të hapnim kufijtë dhe tani kemi arritur një kaos për shkak të të cilit shohim se duhet të ndërhyjnë forcat e NATO-s. Ai ndryshim ishte Albin Kurti”, ka deklaruar Grenell.

Grenell dhe Kurti gjatë vitit 2020 të dytë kanë shfaqur mospajtimet me njëri tjetrin.

Komento: