Grenell i reagon përkrahësit të Kurtit: Po ta kujtoj që amerikanët paguajnë për trupat amerikane në Kosovë

13:06 | 20 Qershor 2021

Grenell, përkrahësit të Kurtit: Po ta kujtoj që amerikanët paguajnë për trupat amerikane në Kosovë

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë një publikim të Admir Mollës, që njihet si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i cili është me qëndrim në Amerikë.

“Përkrahësi kryesor i Albin Kurtit në SHBA, kritikon rëndë SHBA-në”, shkroi Grenell në Tëitter, ku postimit ia bashkëngjiti edhe një fotografi që përmban postimin e Mollës.

“Do t’ia kujtojë Admir Mollës që taksapaguesit e SHBA-së paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë”, shtoi Grenell, transmeton lajmi.net.

Molla në një postim të bërë më herët kishte shkruar që ambasadori amerikan Philip Kosnett nuk duhet që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Amerikanët nuk jetojnë në Kosovë, shumica as që kanë dëgjuar për Kosovën.Ambasadori amerikan nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme. Pavarësisht madhësisë, secili shtet e ka të drejtën e sovranitetit. Po ashtu, Franca e ka çliruar SHBA-në, por a është Amerika përgjithmonë borxhli? Jo”, shkroi ai.

Komento: