Grenell kërkon që Kurti e Osmani të ndalojnë së injoruari marrëveshjet e mëparshme me Serbinë

22:56 | 26 Tetor 2023
grenell-kerkon-qe-kurti-e-osmani-te-ndalojne-se-injoruari-marreveshjet-e-meparshme-me-serbine

Pas takimi të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me liderët evropianë në Bruksel, ka reaguar edhe ish i dërguar i departamentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan Insajderi.

Grenell përmes një postimi në rrjetin social “X”, tha se Kurti dhe Osmani duhet të ndalojnë së injoruari marrëveshjet e arritura më parë me Serbinë.

Sipas tij, Kosova vet kishte rënë dakord për këto marrëveshje.

Ne nuk kemi nevojë për më shumë takime dhe negociata – ne kemi nevojë për zbatimin dhe zbatimin e asaj që tashmë është rënë dakord. BE-ja është më e dobët se ekipi i Bidenit. Ata duhet të ndalojnë që Kurti dhe Osmani të injorojnë marrëveshjet e mëparshme,” shkroi Grenell.

Komento: