Grenell: Kosova ka nevojë për liderë që ecin para, jo prapa

21:45 | 03 Gusht 2022

Richard Grenell, ish-emisari i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ka thënë se Kosova meriton lider që ecin para dhe jo prapa.

Përmes një statusi në Twitter përmes së cilit ai ka reaguar sërish për situatën në veri, Grenell ka thënë se vendit tonë i duhet një ekonomi e gjallë dhe paga të mira për të rinjtë.

“Kosova meriton një ekonomi të gjallë dhe paga të mira për të rinjtë e të rejat. Gjithashtu, Kosova duhet të jetë gjithmonë një aleat i SHBA-së. Dhe po, njerëzit e Kosovës meritojnë liderë që zgjidhin probleme politike duke ecur përpara e jo prapa”, shkuan ai.

Komento: