Grenell në Beograd pritet me thirrjet “Kosovo, UÇK-ISIS”

23:43 | 10 October 2019

Pas Kosovës, Richard Grenell ka vizituar Serbinë.

Me thirrjet “Kosovo, UÇK-ISIS”, të zmadhuara me megafon, është pritur sot në Beograd Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto thirrje dëgjohen një video që e ka plasur në platformën e vet në Youtube, Veçernje Novosti.

“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre”, tha ai.

Grenell ka dashur të sjellë në Beograd porosinë e SHBA-ve për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, mirëpo siç duket një dëshirë të tillë nuk e ka gjetur në Serbi.

Komento: