Grenell shpërndan video duke ngrenë e kënduar me serbët: Natë e mahnitshme në Beograd.
I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.
Në një video që ka shpërndarë Grenell shihet një atmosferë e ngrohë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan.
“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell.
Ndryshe, Grenell së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën.