Grenell: Në Uashington s’është diskutuar asnjëherë për ndarjen e Kosovës

17:06 | 07 Mars 2020

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell vjen me një reagim të ashpër.

“Fake News” i ka quajtur Grenell deklaratat se në takimin e Uashingtonit mes presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq është diskutuar për ndarjen e Kosovës apo për shkëmbimin e territoreve, shkruan lajmi.net.

“Lajm i rremë. Kjo nuk është diskutuar kurrë në prezencën time”, ka shkruajtur Grenell duke iu kundërpërgjigjur një deklarate të lektorit në Universitetin “John Hopkins”, Edëard Joseph.

“Qëllimi i takimit në Uashingont të Ambasadorit Richard Grenell me Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë ishte të diskutonin një marrëveshje dy palëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës”, tha Joseph paraprakisht në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Komento: